Driton Kuka: Do të doja të dal në pension, por sapo bëra një premtim se…

Driton Kuka ka bërë të ditur se i ka shkuar ndërmend pensionimi pas suksesit që arriti Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike të Rios.

Ai në Facebook pas eliminimit të Nora Gjakovës ka shkruar se i ka bërë një premtim xhudites se do të punojë me të deri në Lojërat Olimpike te Tokois, edhe pse do të dëshironte të pensionohej.

“I premtova Nores që do punoj me të deri në Tokio edhe pse do doja të dal në pension …”, ka shkruar Kuka në Facebook, përcjell Lajmi.net.

Kuka një ditë më parë, fitoi medaljen e artë olimpike me Majlinda Kelmendin, që llogaritet si suksesi më i madh në histori të sportit shqiptar.

Temat
Sport

Të afërta