RIO 2016, tronditet Nora Gjakova

Lajme aspak të mira për Nora Gjakovën vijnë nga Brazili.

Lëndimi i Nora Gjakovës është më i rëndë saqë dukej në fillim. Trajneri Driton Kuka, në një intervistë për televizionin publik, ka thënë se janë të shqetësuar për lëndimin e Nora Gjakovës, e cila ka probleme me miniskusin.

“Nora ka pasur fat jashtëzakonisht të madh në short, por lëndimi na bën pak nervozë për arsye se ajo nuk është në 100 përqindshin e saj. Sidoqoftë shpresoj se në kokën e saj do të ketë një ndryshim pozitiv rreth këtij lëndimi dhe ajo do ta tejkalojë vetveten, sepse realisht kundërshtaret që i ka në grup nuk janë në nivelin e saj”, tha Kuka.

“Kolumbianen Amaris Yadinis e ka mposhtur në të kaluarën shumë lehtë. Mandej në luftën e dytë do të duhej të ndeshej me rumunen Corina Caprioriu, të cilën e ka mposhtur në Lojërat Evropiane në çerekfinale në Baku”, shtoi Kuka.

“Jemi pak nervozë sidomos sot, por shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Kemi bërë përgatitje të jashtëzakonshme, por tani gjithçka mbetet në duart e garueseve tona. Shpresoj të kemi fat e të shkoj gjithçka siç duhet”, përfundoi Kuka.

Temat
Sport

Të afërta