Damjanovski-Cic dhe Gruevski, diskriminojnë shqiptarët me ndihmën e shqiptarëve?!

Fejzi Hajdari

Atë që bëri, dhe po e bënë Nikolla Gruevski me investimet vetëm në zonat dhe rajonet e banuara me maqedonas, në nivel republike, të njëjtën gjë po e bënë kryetari i Komuanovës Zoran Damjanovski-Cic, me investimet ne Kumanovë, vetëm në zonat e banuara me maqedonas. Me pak fjalë, edhe njëri edhe tjeteri, po i kontribuojnë ndajes respektivisht diskriminimit të shqiptarëve nw aspektin zhvillimor. Dallimi është se i pari e bënë në nivel republikan, kurse i dyti në nivel lokal – komunal.

Nëse Gruevski, gjithë këtë diskriminim ndaj shqiptarëve, po e bënë i ndihmuar (me aminin) edhe nga Ali Ahmeti, të njëtën shkallë diskriminimi ndaj shqiptarëve, po e bënë Damjanovski-Cic, i ndihmuar nga dy-tre këshilltarë shqiptarë në KUmanovë.

Pra shkurt, që ta kuptojmë më drejtë, shqiptarët diskriminohen nga maqedonasit, por me ndihmën e shqqiptarëve që ju shërbejnë Gruevskit dhe Damjanovskit, vetëm si dekor. Dmth nëse Gruevski dhe Damjanovski dëmtojnë njëherë shqiptarët, këta ‘shqiptarellat” që i ndihmojnë, bëjnë trefishë më tepër diskriminim ndaj shqiptarëve. Ata për t’u shpërblyer nga padronët e tyre, ‘fitojnë’ nga një vend pune për të afërmit e tyre ose ndonjë tenderë ama shumë në vogël për nga vlera. Dhe me kaq përfundon puna e këtyre ‘shiptarellave’.

Mirëpo, aty ku përfundon puna e ambicjeve të tyre të sëmura dhe tepër të ulëta, aty fillon “e zeza shqiptare’. Për ta ilustruar mirë këtë, po e marrë vetëm Kumanovën, respektivisht investimet e njëanshme të Damjanovskit në Kumanovë. Damjanovski dihet mirëfilli se pa votën e shqiptarëve, kurrën e kurrës nuk do të fitonte këtë mandat që e ka sot.

Ai ju premtoi aq shumë shqiptarëve dhe asgjë nuk realizoi.
Po i shihja ditë më parë, vetëm tek Palestra e Sporteve, kishte ndërtuar gjithë ato terrene sportive për të rinjtë, megjithëse terrene të tilla në këtë zonë të banuara me maqedonas, ka patur edhe më parë. Pastaj, sikur nuk i mjaftuan këto terren dhe starndarde europiane në këtë zonë, këtyre ditëve po aty e përfundoi edhe projektin grandioz të Pishinës super-moderne me standarde europiane, që kushtoi mbi 3 milionë euro.

As gjysmën e vlerës së këtillë, Damjanovski gjatë tre mandateve që gjendet në krye të komunës më të madhe në Maqedoni, nuk e ka investuar asnjëherë në zonat e banuara me shqiptarë. Të Shihni vetëm se me këtë politikë diskriminuese, sa e ka shtuar diferencën zhvillimore ndërmjet zonave shqiptare dhe atyre maqedonase. Prandaj, mendoj se ai me shqiptarët këshilltarë të besueshme dhe servilë që i ka, më shumë i hsërben diskriminimit të shqiptarëve se sa bashkimit-bashkëjetesës. Mos të flasim dhe shpalosim gjera tejet diskriminuese të shkallës së apartheidit dhe segregacuionit, që mund t’i gjejmë tek sfera e arsimit shqip në komunën e Kumanovës dhe Likovës.

Paramendoni absurdin dhe paradoksin, për drejtorë në Kumanovë i emrojnë njerëzit që e shajnë gazetën “Lajm” dhe Fejzi Hajdarin në Kumanovë. Ditë më parë kishte një tendencë të tillë një arsimtar të cilin fatkeqësisht nuk e njoh, kishte marrë guximin të villte bdhe shante pa kurrfarë preteksti gazetën “Lajm” dhe Fejzi Hajdarit, se “po shkruaka keq për Ali Ahmetin dhe BDI-në”. Kjo sjellje e arsimtarëve dhe personelit tjetër arsimor, në një fshat afër Kumanovës (Cerken) na qenka kushte për tu emëruar drejtor. Oh Zot thashë me vete, kjo tregon mjerimin e neve qytetarëve.

Damjanovskit një selam dua t’i a cojë, o realizo atë që ua premtove shqiptarëve, o gazeta “Lajm” ditëve në vazhdim do t’i shpalosë të gjitha argumentet që ju investoni vetëm në zonat e banuara vetëm me maqedonas, duke i anashkaluar zonat shqiptare.

Temat
LajmeOpinioneRajon

Të afërta