AAK forcohet në Gjakovë me njerëzit e Nismës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në komunën e Gjakovës, Ardian Gjini ka deklaruar se qytetari nuk po e prek qeverisjen lokale, por e shohin pushtetin vetëm nëpërmjet taksave komunale.

Gjini në një konferencë për media ka folur për zhvillimet e fundit në Gjakovë gjithashtu edhe për ardhjet e reja në Aleancë.

Ai me të filluar konferenca ka njoftuar se Aleanca po punon që të sjell më të mirën për qytetarët e Gjakovës.

Gjini tha se qytetarët, votuesit e shohin një angazhim të tillë dhe se shumë aktivist prej shumë zonave, jo vetëm prej komunës së Gjakovës, po i bashkohen Aleancës për shkak se po e shohin se është një forcë politike, e cila seriozisht po përgatitet për t’i dhënë qytetarit çka mendon si qeverisje dhe si politik.

Kryetari i AAK-së në Gjakovë, Ardian Gjini tha se raporti i auditivit që ka dale në vitin 2015, tregon situatën e cila mbretëron në komunën e Gjakovës.

“Mendoj se raporti më i mirë që ka dal ne këtë vit është raporti i auditimit që ka dal për vitin 2015, i cili mund të them që mjafton me cek vetëm një fjali e shkruar në raport të cilin po e citoj ‘pasqyrimi i dëshirueshëm i gjendjes nga ana e qeverisjes komunale’, përgjigjet jo të sakta nga pyetjet e auditorit bëjnë që dukjet në letra me qenë e mirë, por jo në përputhje me situatën e cila mbretëron në komunën tonë. Qeverisje komunale është larg qytetarit, qytetari nuk po e prek qeverisjen lokale. Unë mund t’iu them me bindje të plot që qytetarët e komunës po e shohin pushtetin vetëm përmes faturave të shërbimeve, përmes administratës tatimore, taksave komunale, por nuk e shohin ndryshe. Auditori i përmend gabimet sistematike në prokurorim dhe certifikim të parregullt, auditori përmend në mënyrë sistematike menaxhimin e dobëta të projekteve kapitale dhe strategjike”,tha Gjini.

Argjend Fetahu ne emër të sapo ardhurve në Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se gjendja në komunën e Gjakovës do të ndryshoj vetëm me ardhjen e Aleancës në pushtet.

“Të bindur që këtë gjendje mund të ndryshoj për të mirë vetëm Aleanca dhe kryetari Gjini, po i bashkohemi sot për të udhëtuar drejt sfidave dhe fitoreve që na presin pas zgjedhjeve të 2017. E zgjodhëm Aleancën për shkak të lidershipit të saj, se sa të vendosim për temat në interes të vendit dhe që e shohim të vetmen forcë politike në Gjakovë, e cila mund të sjell ndryshimin e nevojshme në komunën tonë, pas zgjedhjeve në vitin e ardhshëm”, tha Fetahu.

Kryetari Gjini gjithashtu ka thënë se Aleanca çdo ditë e më shumë po rritet.

Temat
LajmeVend

Të afërta