Premierë: Motrat Mustafa me hitin e ri “Faleminderit diasporë” (Video)

Morat Mustafa krahas angazhimeve të shumta që kanë, tashmë kur ka nisur sezoni i dasmave dhe ahengjeve tjera familjare, nuk kanë të ndalur edhe me sjelljen e projekteve të reja.

Ato sapo lansuan këngën më të re me videoklip të titulluar “Faleminderit diasporë”, këngë kjo që vjen me tekst të Nexhmije Muhaxherit, muzikë të vet këngëtareve, orkestrim të Rrahmon Kryeziut si dhe videoklip të realizuar nga “Art Fabe”.

Kënga ka një tekst të mrekullueshëm kushtuar mërgimtarëve, të cilët kanë dhënë dhe japin çdoherë kontribut të çmuar për vendlindjen.

E kush më mirë atyre mund të ju këndojë se dy bilbilat e këngës shqipe, artistet e mëdha të skenës sonë muzikore siç janë Motrat Mustafa.

Dëgjojeni dhe shijojeni këtë superprojekt që po e sjellim për kënaqësinë tuaj.

Temat
Showbiz

Të afërta