Vajzat shqiptare e denoncojnë në Facebook, babai i tyre dënohet me burg

Një 43-vjeçar shqiptar është dënuar me 18 muaj burg nga Gjykata e Volos në Greqi me akuzën e dhunës në familje.

Ai u denoncua nga dy vajzat e tij 15-vjeçare dhe 17-vjeçare, të cilat kishin njoftuar në rrjetet sociale se i ati i tyre po i dhunonte.

Dy vajzat njoftuan përmes Facebook-ut se babai i tyre i mbante të mbyllura në shtëpi, i dhunonte, mallkonte dhe kërcënonte.

Siç raportojnë mediat greke, nëna e vajzave dhe gruaja e 43­-vjeçari banonte në Shqipëri me dy vajzat e tjera më të vogla që ka çifti.

Gjykata e ka dënuar me 18 muaj burg, i cili u pezullua me kusht që të mos kryejë të njëjtën vepër penale.

Temat
LajmeRajon

Të afërta