Futet në burg ngase ka fyer qenin

Shumë njerëz që i përkasin botës së krimit apo kanë kryer krime nga më mizoret, mund të jenë të lirë ose i kanë shpëtuar ligjit pa u lagur.

Por një shtetas tajlandez rrezikon burg për jetë, sepse ka fyer qenin. Të ofendosh një pjesëtar të familjes mbretërore tajlandeze është një krim i rëndë që dënohet deri në burgim të përjetshëm.

Por a mund të cilësohet qeni i familjes mbretërore si pjesëtar i saj? Mesa duket po. Një i ri tajlandez rrezikon të dënohet deri në 37 vite burg, nëse gjykata vendos që qeni është pjesë e familjes.
“Krimi” i Thanakorn Siripaiboon, një punëtor ndërtimi është se ka postuar në internet komente sarkastike mbi qenin e shpëtuar nga rruga nga mbreti Bhumibol Adulyadej.

Akuzat që rëndojnë tashmë ndaj punëtorit janë me të vërtetë të rënda, që nga rebelimi, tradhtia e deri tek krimi informatik./LAJM/

Temat
Fun

Të afërta