Djali i Bekim Fehmiut në skenën të cilën i ati nuk e preku kurrë

Uliksi, një emër i frymëzuar nga një prej filmave epik që e bëri të famshëm Bekim Fehmiun, nuk ka trashëguar nga i ati vetëm zërin, por edhe potencën në interpretim.

Në premierën e të martës në Teatrin Kombëtar në Tiranë, ai preku një skenë të cilën i ati nuk e preku dot kurrë.

“Jam shumë i lumtur që jam në Tiranë, në Teatrin Kombëtar dhe shpresoj që kjo të mos jetë hera e fundit”, ka deklaruar Fehmiu.

Në një shfaqje më shumë serbisht se shqip, publiku mori kënaqësinë e një pjese të njohur mirë. Ky i Tiranës, ishte rrugëtimi më i fundit i shfaqjes.

“Ne patëm një reagim të mrekullueshëm nga audienca. Por e njëjta ndodhi edhe në Prishtinë, në Beograd, në Sarajevë dhe në Zagreb”, ka vijuar Uliksi.

Shembullin më të mirë të Romeo dhe Zhulietës ai e kishte në shtëpi, më dy prindërit e tij. Por, jo në formën e një tragjedie.

“Pavarësisht të gjithave prindërit e mi kurrë nuk u shqetësuan çfarë të tjerët mendonin. Unë dhe gruaja ime po ashtu. Kur ka dashuri historia vazhdon”, ka thënë ai.

Në rast se sot Bekim Fehmiu do të kishte zgjedhur një vend për të jetuar, ai nuk do të ishte ky rajon.

Por sipas Uliksit, ai do të ndihej shumë krenar që biri i tij flet shqip në një rol.

“Mbase ka qenë e thënë të ndodhte kështu. Është në dorë të Zotit. Ja pra ku jam”, u shpreh Uliks Fehmiu. /TopChannel/

Temat
Art

Të afërta

  • Bujarija dhe Refugjatët: Kosovarët në Mërgim

    Bujaria dhe Refugjatët: Kosovarët në Ekzil (Brill, Maj 2018) është një vepër historie që studion kontekstet politike dhe sociale që refugjatët Kosovarë i ndeshën kur lëshuan atdheun e tyre...
  • Ilir Shaqiri promovon librin “Adem Jashari”

    Shumë këngë ia kushtoi Adem Jasharit. E për komandantin legjendar, Ilir Shaqiri shkroi edhe libër. Të hënën në akademinë letrare të organizuar nga lidhja e shkrimtarëve ky promovoi poemën...
  • Vdes këngëtari Nijazi Bytyqi

    Muzikës shqiptare iu largua nga kjo botë një këngëtar i njohur. Bëhet fjalë për këngëtarin Nijazi Bytyqi, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, shkruan lajmi. Bytyqi ishte...
  • Shuhet aktori i njohur shqiptar!

    Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj. Vitet e fundit ai ka jetuar në Itali....