Zoran Zaev: Do ketë qeveri të re dhe zgjedhje në tetor ose nëntor

“Do ketë tërheqje të plotë të abolimit dhe qeveri të re që do të zbatojë reformat, si dhe regjistrim aktiv për pastrim të listës zgjedhore, zgjedhje fer në tetor apo në fillim të nëntorit”.

Kështu në intervistën për portalin “lokalno” është shprehur lideri i LSDM-së Zoran Zaev i cili zbulon se kanë plan për dalje nga kriza edhe atë më shumë variante A, B dhe C.

Në asnjë variant sipas tij, nuk ka zmbrapsje nga lufta deri në fund dhe zgjedhje në të cilat do të mposhtet VMRO-DPMNE dhe Gruevski.

Temat
LajmeRajon

Të afërta