Hoxhë Behari: Nuk bëhesh musliman nëse vishesh si arab (Video)

Këtë javë në emisionin “N’Kosovë Show”, i ftuar ishte Hoxhë Behar Mjekiqi.

U diskutua rreth muajit të Ramazanit dhe fesë islame në përgjithësi.

Hoxha tha se nuk bëhesh musliman vetëm nëse vishesh si arab apo sillesh si arab.

Ai thotë se feja muslimane nuk i takon arabëve dhe kushdo që e thotë këtë është mashtrues.

Vetëm pse jeton në Lindje, nuk të bën njeri më të mirë sepse sipas Hoxhës Behar, edhe atje ka alkoolistë, njerëz që merren me punë të këqija, bixhozgjinjë e madje edhe narkomanë.

Për më shumë ndiqni “n’Kosovë Show”, të dielen nga ora 20:30 në First Channel.

Shikojeni videon:

 

 

Temat
EmisionetLajmen'Kosovë ShowVend

Të afërta