Thaçi: Vullnetarët që po pastrojnë Kosovën janë heronjtë që i nevojitet sot shtetit tonë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi përmes një statusi në profilin e tij në Facebook ka theksuar se vendi ynë ka pasuri të shumta dhe se duhet çmuar dhe vlerësuar ato.

Po ashtu ai ka thënë se vullnetarët që sot po e pastrojnë Kosovën janë heronjtë që sot i nevojiten shtetit tonë, transmeton Indeksonline.

Ky është postim i plotë i Thaçit:

Mbi 50.000 vullnetarë sot po e pastrojnë Kosovën anë e kënd. Vendi ynë ka pasuri të shumta. T’i çmojmë dhe të kujdesemi për ato.

Këta vullnetarë janë heronjtë që sot i nevojiten shtetit tonë, patriotë që kujdesen për të tashmen por edhe për të ardhmen e Kosovës, të qytetarëve të saj dhe brezave që do të vijnë. Shembullin e këtyre vullnetarëve ta ndjekim të gjithë.HTH.

Temat
LajmeVend

Të afërta