“Babai”, premierë në New York në Panorama Europe Film Festival

Në këtë festival asnjëherë nuk është prezantuar Kosova me ndonjë film dhe “Babai”, po shënon një hap me këtë prezantim ku janë të përfshirë 19 filmat më të suksesshëm të Evropës.

Më 15 maj do të prezantohet filmi artistik i metrazhit të gjatë “Babai” në Panorama Europe Film Festival në New York. Filmi do të shfaqet ne ora 18:30 në Museum of the Moving Image.

Në këtë festival asnjëherë nuk është prezantuar Kosova me ndonjë film dhe “Babai”, po shënon një hap me këtë prezantim ku janë të përfshirë 19 filmat më të suksesshëm të Evropës duke përfshirë filma nga shtete si: Franca, Spanja, Gjermania dhe vende të tjera të Bashkësisë Evropiane, shkruan kultplus.

Filmi me skenar dhe regji të Visar Morinës flet për vitet e 90-ta në Kosovë dhe në këtë film me rolet e tyre luajnë aktorët: Val Maloku, Astrit Kabashi, Adriana Matoshi, Enver Petrovci.

Temat
ArtShowbiz

Të afërta