Zyrtarët e KE’së tregojnë të mërkurën në mesditë për vizat

Vendimi se a do ta merr Kosova liberalizimin e vizave do të bëhet i ditur të mërkurën e 4 majit, thonë burime të Radios Evropa e Lirë në gjuhën serbe.

REL-i është thirr në këto burime brenda Bashkimit Evropian në Bruksel.

Nënkryetari i Komisionit Evropian, Frans Timmermans dhe komisioneri Dmitris Avramopulos do të duhet që të mërkurën në mesditë ta bëjë të ditur vendimin për Kosovën, si dhe nëse Turqia i ka përmbushur kushtet për marrjen e liberalizimit të vizave nga muaji qershor, siç është paraparë me planin BE-Turqia për zvogëlimin e ardhjes së refugjatëve në Evropë, transmeton Indeksonline.

Sot më herët, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova po i numëron orët deri të vendimi për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Edhe ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka thënë se kjo javë do të jetë dinamike dhe vendimtare për shtetin e ri të Kosovës.

Temat
LajmeVend

Të afërta