Video që përloti miliona njerëz: Mami dhe babi, ju lutem qëndroni të paktën miq

Video e një vajze 6-vjeçare, e cila iu lutet prindërve të jenë miq edhe pas divorcit, ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën.

Tiana, një vogëlushe 6-vjeçare nga Kanadaja, i lutet të ëmës, Sherry, të shkojë mirë me babin, edhe pse janë ndarë.

Videoja e Tianës është postuar në “Facebook” nga e ëma dhe është klikuar mbi 5 milionë herë.

Sipas nënës së vajzës, videoja është xhiruar pas një debati që ajo ka pasur me ish-bashkëshortin, ku ka qenë e pranishme edhe Tiana.

Në video, vajza fillimisht e pyet nënën nëse është e gatshme të jetë shoqja e babit. “Të lutem provoje një herë. Nuk dua që ju të ziheni, dua të jeni miq”, thotë ajo.

Madje, ajo ka edhe një këshillë për të gjithë njerëzit:

“Unë dua që të gjithë të jemi miq me njëri-tjetrin. Mendoj se të gjithë mundemi të jemi njerëz të mirë. Por përpiqem me gjithë zemër të bëj diçka. Dua që mami, babi dhe gjithë njerëzit të jenë shokë me njëri-tjetrin. Dua t’i shoh të gjithë të buzëqeshur”.

Nëna e vajzës e ka postuar videon në “Youtube”, duke e shoqëruar me mesazhin: “Ajo më bëri të shpërthej në lot dhe të ndihem fajtore”.

E kontaktuar në BuzzFeed News, nëna e Tianës thotë se nuk do të flasë më tepër. Asaj i mjafton fakti që ka një vajzë me të cilën është krenare dhe që fjalët e mençura të saj kanë pasur kaq impakt te njerëzit.

Temat
Fun

Të afërta