Tjetër sulm në Bagdad, vriten 18 pelegrinë

Një bombë që ishte vendosur në një veturë të parkuar në Bagdad ka vrarë të hënën së paku 18 pelegrinë shiitë, të cilët po shënonin përvjetorin e vdekjes së një imami të respektuar.

ISIS e ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi në lagjen Saydiyah të Bagdadit, i cili u ngjante shumë sulmeve që së fundmi ka ndërmarrë grupi ekstremist Shteti Islamik.

Dhjetëra mijëra besimtarë shiitë e kanë kaluar në këmbë këtë javë rrugën që çon në lagjen veriore të Bagdadit, Kadhimiyah, ku është i varrosur imami i shekullit tetë, Moussa al-Kadhim.

Forcat e sigurisë kanë bllokuar rrugë të rëndësishme në Bagdad, për t’i parandaluar sulmet kundër pelegrinëve të cilët tradicionalisht udhëtojnë në këmbë nga pjesë të ndryshme të Iranit.

Një zyrtar policor në Irak ka thënë se 45 njerëz të tjerë janë lënduar.

Temat
BotëLajme

Të afërta