Thaçi dhe Haradinaj bashkë në Studime, por nuk flasin me njëri-tjetrin (Foto)

Thaçi dhe Haradinaj bashkë në Studime, por nuk flasin me njëri-tjetrin (Foto) Në Studime të Vushtrrisë sot janë mbledhur qindra qytetarë për të përkujtuar 116 martirët të cilët u...

Thaçi dhe Haradinaj bashkë në Studime, por nuk flasin me njëri-tjetrin (Foto)

Në Studime të Vushtrrisë sot janë mbledhur qindra qytetarë për të përkujtuar 116 martirët të cilët u vranë dhe u masakruan nga forcat serbe më 2 maj të vitit 1999.

Në këtë ceremoni përkujtimore të pranishëm ishin edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Edhe pse ishin ulur afër njëri tjetrit mes tyre nuk pati komunikim e as shtrëngim duarsh.

Aanëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë për Indeksonline se nuk ka pas komunikim mes tyre, pasi ata nuk ishin ulur shumë afër njëri tjetrit.

“Jo nuk ka pas komunikim mes tyre e as shtrëngim duarsh, sepse të gjithë njerëzit ishin të ulur dhe presidenti erdhi e ul në vendin e vet”, ka thënë Nitaj.

Temat
LajmeVend

Të afërta