Presidenti Obama tallet me Trumpin (VIDEO)

Presidenti amerikan, Barack Obama, është tallur me njërin prej kandidatëve republikanë për garën presidenciale në SHBA, Donald Trump.

Obama komentet për Trumpin dhe fushatën presidenciale i bëri në mbrëmjen e 30 prillit, gjatë darkës solemne të përvitshme të Shtëpisë së Bardhë me Shoqatën e Korrespodentëve, në Uashington.

“Jam paksa i lënduar që ai nuk është këtu sonte. Sa shumë u kënaqëm herën e kaluar. Dhe është befasuese. Kemi një dhomë të mbushur me gazetarë, yje të famshme, kamera, e ai thotë jo. A ndoshta kjo darkë nuk përkon me shijet e Donaldit? A thua çfarë është duke bërë tani, në vend të vinte këtu? Mos është në shtëpi duke ngrënë biftek, apo duke shkruar komente fyese në rrjetet sociale për kancelaren Angela Merkel”, ka deklaruar Obama, gjatë paraqitjes së tij para gazetarëve të pranishëm në atë darkë.

Gjithashtu ai ka shtuar se republikanët nuk besojnë se Trump është i nominuari më i pëlqyer.

Ai ka përmendur komentet se Trump nuk e ka përvojën e duhur në fushën e politikës së jashtme për t’u bërë president, dhe ka shtuar me tallje se Trump ka kaluar me vite të tëra duke u takuar me liderë nëpër botë, si p.sh.: Miss Suedinë, Miss Argjentinën, Miss Azerbajxhanin.

Temat
BotëLajme

Të afërta