Partia e ekstremit të djathtë: Ndal minareve dhe ferexheve në Gjermani

Partia e ekstremit të djathtë në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë, ka miratuar disa politika anti-Islam.

Partia e ekstremit të djathtë në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë, ka miratuar disa politika anti-Islam.

I vetmi delegat i cili kërkoi që të ketë më shumë bisedime me grupet islamiste lokale, u vërshëllye.

Delegatët në konferencën e partisë bënë thirrje për ndalimin e minareve të xhamive dhe për ndalimin e bartjes së ferexheve, dukë thënë se Islami “nuk është pjesë e Gjermanisë”.

Ndërkohë, qindra protestues të krahut të majtë u përpoqën të pengojnë njerëzit të merrnin pjesë në konferencën e kësaj partie, përcjell javanews.

Forcat e policisë, të cilat rrethuan qindra protestues, përdorën spraj djegës në drejtim të turmës. Rreth 1000 agjentë u kujdesën për të ruajtur sigurinë.

Ndërkohë, disa hakerë publikuan të dhënat e mbi 2000 anëtarëve të partisë Alternativa për Gjermaninë në një faqe interneti të krahut të majtë.

Temat
BotëLajmePërgjithshme

Të afërta