Ermira Mehmeti: Afera më ka lënduar, por nuk më ka rrënuar

Rreth një muaj më parë Maqedonia u ‘trondit’ nga afera e përgjimeve, ku ishte paraqitur një bisedë telefonike që supozohet se zhvillohej mes deputetes Ermira Mehmeti dhe zëvendëskryeministrit të Maqedonisë Musa Xhaferi.

Sot, organet e hetimit në Maqedoni akoma nuk kanë një përgjigje përfundimtare mbi autenticitetin e materialit të publikuar.

Deputetja Ermira Mehmeti për “Exclusive” ka rrëfyer të vërtetën pas skandalit të përgjimeve.

Ajo thotë se ka bërë disa ekspertiza private lidhur me atë lloj të përgjimeve, që sipas saj janë të montuar, raporton TCH, transmeton KosovaPress.

“Aktualisht ka një proces hetimor në Prokurorinë Speciale, organi më i pavarur i hetimit në Maqedoni dhe nuk dua të ndërhyj më tepër sepse dëmtoj hetimet. Është një konspiracion të rrezikshëm nga ata që duan të dëmtojnë politikanët shqiptarë në Maqedoni, e sidomos një politikane femër shqiptare. Në një situatë ku ka rënë sistemi i sigurisë dhe ligjit në vend, nuk mund të presim gjë tjetër përveçse konspiracioneve të tilla. Çfarëdo që të themi në mbrojtjen tonë, nuk i plotëson pritshmërit ë e opinionit. Ka qenë një goditje e rëndë. Qëllimi ka qenë që të tregohet se një femër shqiptare nuk mund t’ ia dalë në politikën maqedonase pa një aferë me një mashkull të pushtetshëm. Mendoj se është taktikë ose skenar që është përdorur historikisht në ish-Jugosllavi, kur duhej diskretituar një person publik”, rrëfen Mehmeti.

Ajo më tej tregon për kërcënimet që ka marrë lidhur me këtë rast nga njerëzit, që sipas saj kanë histori me drejtësinë.

Ajo thotë se kjo histori e ka lënduar, por nuk e ka rrënuar, prandaj pohon se do të vazhdojë aktivitetin e saj politik edhe më tej.TCH

Temat
LajmeRajon

Të afërta