Autoritetet shqiptare përgjojnë Facebook-un

15 llogari në rrjetin social Facebook janë përgjuar nga autoritetet shqiptare.

Shifra është bërë publike nga vetë rrjeti social, i cili ka publikuar raportin mbi kërkesat që kanë bërë qeveritë e vendeve të ndryshme në botë.

Kjo përmbledhje është për periudhën korrik deri në muajin dhjetor të 2015. Autoritetet shqiptare kanë bërë 5 kërkesa për të patur akses tek 15 llogaritë e rrjetit social dhe për të ruajtur privatësinë, emrat e përdoruesve nuk janë publikuar.

Chris Sonderby, i cili ka publikuar raportin, ka thënë se ekziston një rritje, në nivel global, në kërkesat e qeverive për të pasur akses në profilet e Facebook. Numrin më të lartë të kërkesave e kanë SHBA-të me rreth 19,235 për 30 mijë profile.

Temat
LajmeRajon

Të afërta