Ramiz Kelmendi: Ilir Deda nuk paraqet ndonjë element që mund t’i sjell pozitivitet Kosovës

Biznesmeni dhe tashmë ish- deputeti i PDK-së, Ramiz Kelmendi mbrëmë është larguar nga PDK-ja, mirëpo ai ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëj pas këtij vendimi dhe se cilës parti do t’i bashkohet.

Kelmendi në një prononcim për Indeksonline tha se ende nuk ka marrë vendim se çfarë do të bëjë tash e tutje, mirëpo ai kur të jetë i vendosur do të marrë një vendim në interes të përgjithshëm.

“Nuk mund të jap përgjigje konkrete, pasi që përgjigjet e tilla nuk janë për një politikan që nesër mundet me dal ndryshe dhe nuk mundem të mos dal i fjalës. Lëvizjet dhe vendimet tentoj t’i marrë me mençuri dhe me interes të përgjithshëm”, ka thënë Kelmendi.

Ai  ka mohuar se mund t’i bashkohet partisë së re që ka paralajmëruar Ilir Deda, duke thënë se nuk ka pse ai të shkoj në partinë e Ilir Dedës.

“Ilir Deda ish dashtë me ju bashku partisë time”, ka thënë Kelmendi për Indeksonline.

Ndërsa, i pyetur se a mund ai të formoj një parti të re, pasi që deklarata e tij la të kuptojë se mund të formoj parti, Kelmendi edhe këtë e mohoi.

“Nuk do të formoj parti të re. Ilir Deda nuk paraqet ndonjë element që mund t’i sjell pozitivitet Republikës së Kosovës”, ka thënë.

Temat
LajmeVend

Të afërta