Pse la Ramiz Kelmendi PDK-në?

Largimin nga PDK Kelmedi e vlerëson si akt moral në kërkim të rrugës për t’i realizuar planet e tij për zhvillimin ekonomik.

Ramiz Kelmendi nuk është më pjesë e PDK’së. Deputeti i Kuvendit të Kosovës u largua dje nga kjo parti. Ishte raportuar se ai donte postin e zëvendëskryeministrit por meqë kjo nuk ndodhi ai dha dorëheqje. Sidoqoftë deputeti Kelmendi i cili dikur ishte pjesë e AAK’së e më vonë PDK’së tash si deputet pa parti politike thotë se PDK’në nuk e lëshoi për përfitime personale por sepse i ishte pamundësuar kontributin e tij për zhvillimin ekonomik të vendit.

Largimin nga PDK Kelmedi e vlerëson si akt moral në kërkim të rrugës për t’i realizuar planet e tij për zhvillimin ekonomik.

“Ne e kemi plotë gojën sot fjalë për zhvillimin ekonomik. Ne kemi thanë dhe kemi premtu 200 mijë vende të punës. Dikush 100 mijë dikush 160 mijë. Ato numra unë i kam kuptu seriozisht, nuk i kam kuptu si një fushatë zgjedhore por si me i realizu, ajo është domosdoshmëri, qytetarët kanë nevojë për ato vende të punës dhe kam mëndu që me kyçjen time në këtë formë ka pas mundësi me u realizu më shpejt zhvillimi ekonomik”, tha Kelmendi për RTK’në.

Kelmendi e mohon se në PDK kishte shkuar për përfitime personale.

Pas largimit nga PDK, Kelmendi lë të hapur mundësinë që t’i bashkohet ndonjë partie tjetër politike.

Temat
LajmeVend

Të afërta