Grabitet një bankë në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona të panjohur nën kërcënim të armës kanë grabitur një bankë në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ku kanë marrë 300 euro nga kasaforta.

“Viktima femër punëtore ne zyrën e transfereve bankare ka raportuar se dy te dyshuar të panjohur, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur kasafortën me rreth 300 euro para metalike dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa njësitë e hetuesisë pas hetimeve intensive kanë arritur që ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin mashkull”, thuhet në raport.

Sipas policisë, i dyshuari pas intervistës me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Temat
LajmeVend

Të afërta