Zogaj: Bastisja te shtëpia e Azem Sylës ishte spektakël

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bislim Zogaj, bastisjet e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it i ka quajtur spektakël.

Ai në foltoren e Kuvendit të Kosovës ka thënë se spektakli i para dy ditëve ka qenë i paarsyeshëm dhe i trishtueshëm, duke shtuar se “nga pamjet te shtëpia e Azem Sylës, krijohej përshtypje se po arrestohej një kriminel ndërkombëtar”.

“Ende pa u ngritur aktakuza, vërshuan paragjykimet dhe aktakuzat më banale. Azem Syla është më meritorët me kontributin e tij për Kosovën. Kur lexoja komentet nëpër media, të krijohej përshtypje se kemi të bëjmë me akuza të ngritura për Millosheviqin, dhe jo për njeriun që tërë jetën ia kushtojë Kosovës”, ka theksuar Zogaj.

Ai ka thënë se kur i ka lexuar komentet në disa portale, ka vërejtur se kemi të bëjmë me shkrime tendencioze e cila është vazhdimësi e propagandës së UDB-së serbe./Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta