Universiteti i Prishtinës organizon Konferencë Shkencore për studentët

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Prof. Dr. Marjan Dema ka pritur sot në takim studentët nga Qendra për Avancimin e Studimeve Juridike dhe Ekonomike (QASJE), ku diskutuan rreth organizimit të Konferencës së parë Ndërkombëtare të Shkencave Juridike dhe Ekonomike.

Studentët paraqitën para Rektorit Dema idenë e tyre për organizimin e kësaj konference, duke ofruar një plan konkret për organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj ngjarje me karakter shkencor.

Rektori Dema, duke shpreh entuziazmin e tij për këtë iniciativë shumë të qëlluar, inkurajoi studentët për vazhdimin e punës së tyre te mëtutjeshme dhe ju ofroi bashkëpunim të plotë për të mbështetur mbajtjen e konferencës, e cila mbahet nën përkujdesjen e Universitetit të Prishtinës.

Temat
LajmeVend

Të afërta