Tentim i ri për dialog mes partive politike në Maqedoni?

Alsat-M bën të ditur se partitë politike kanë pranuar një mesazh nga komisioneri evropian, Johannes Hahn, dhe tre eurodeputetët, Vajgl, Howitt dhe Kukan, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Letra u është dërguar katër partive politike në vend, përmes ambasadorit të BE-së në Shkup, Aivo Orav, kurse një konfirmim për pranimin e letrës e ka bërë tashmë BDI-ja përmes zëdhënësit të saj, Bujar Osmani.

”Kjo letër është në kuadër të komunitetit ndërkombëtar që partitë të tejkalojnë vetveten dhe të pranojnë kompromisin për një dalje të përbashkët nga kriza. Ne ende mbetemi në qëndrimin që dalja nga kriza kërkon zgjidhje konsensuale në pajtim të të gjitha partive politike. Për shkak të festave është shtyrë ky vendim për javën e ardhshme mirëpo sidoqoftë java e ardhshme është e fundit për partitë të dalin me qëndrim rreth daljes nga kjo krizë”, ka deklaruar Bujar Osmani.

Përmes kësaj letre, kërkohet që partitë t’u zbutin qëndrimet e tyre për negociata të reja mes tyre./Telegrafi/

Temat
LajmeRajon

Të afërta