Spasov: Vrasjet që nisën në Maqedoni po ma çojnë mallin e vrasjeve në Bullgari

Profesori universitar, Gjorgji Spasov, i cili një kohë ishte edhe ambasador në Sofje, vlerëson se Maqedonia po futet në gjendjen në të cilën dikur ishte Bullgaria.

Sipas tij, para 20 viteve në Bullgari ndodhnin vrasje të shumta dhe të dyshimta, ndërsa policia luante rrolin e evidentuesit të vrasjeve dhe viktimave.

“Maqedonia fatkeqësisht po futet në gjendjen në të cilën ishte Bullgaria para 20 viteve. Atëherë ndodhën shumë vrasje të pasqaruara dhe vetëvrasje të lidhura me përllogaritjet e nëntokës dhe pafuqisë së policisë dhe gjykatave.

Drejtësia ndahej në rrugë, ndërsa policia e cila edhe vet ishte e përfshirë në përllogaritjet e luante rrolin e numëruesit i cili vetëm i evidentonte dhe numëronte viktimat.

Kanë ndodhur edhe vetëvrasje të njerëzve, për të cilët më vonë kuptohej se kjo është bërë nga mafia. Kryeministri Andrej Lukanov u likuidua në vitin 1996 para shtëpisë së tij nga vrasësit me pagesë të veshur si punëtor higjienik.

Kur njerëzit nga sfera e biznesit do të kuptojnë se gjykata nuk po i mbron, ata drejtësinë e marrin vet mbi supe dhe e shlyejnë borxhin ose hakmerren për dëmin. Vrasjet për dëshmitarët e mundshëm për krimin e bërë, atje në atë kohë ishin një punë e rëndomtë”, përkujtoi Spasov.

Temat
Rajon

Të afërta