Shaqiri, në grupin elitar ku nuk janë Messi e Ronaldo

Në sport të gjithë mundohen të jenë në vendin e parë. Me “i fundit” kryesisht nënkuptohet dështimi, rezultati i dobët. Por ka pak raste kur edhe të jesh i fundit është pozitive. Është për histori madje.

Ylli, aktualisht më i madh i futbollit shqiptar e di më së miri këtë ndjenjë. Ai është futbollisti i fundit që ka shënuar “hat-trick” (tre gola) në një ndeshje në kuadër të kampionateve botërore të futbollit. Deri më tani janë luajtur 20 kampionate botërore të futbollit, përcjell Koha Ditore.

I pari në Uruguai në vitin 1930, ndërsa i fundit në Brazil në vitin 2014. Gjatë këtyre 20 kampionateve botërore janë realizuar vetëm 50 “hat-trick”, ndonëse janë luajtur më se 700 ndeshje futbolli. I pari që ka shënuar “hat-trick” ishte amerikani Bert Patenaude i SHBA-së në ndeshje kundër Paraguait në botërorin e parë, atë të vitit 1930.

Tregolëshin e fundit, pra jubilar, të 50-tin, e ka realizuar Xherdan Shaqiri më 25 qershor të vitit 2014. Përfaqësuesja për të cilën luan Shaqiri, Zvicra, fitoi 3:0 ndaj Hondurasit dhe mesfushori i krahut realizoi të tre golat.

Temat
BotëSport

Të afërta