Sabri Hamiti godet Isa Mustafën e Kadri Veselin

Në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës,deputeti i LDK-së Sabri Hamiti, ka kritikuar kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin dhe kryeministrin Isa Mustafa, për mungesën e pjesëmarrjes së deputetëve të koalicionit qeverisës PDK-LDK.

“Mungesa e deputetëve në seanca nuk është punë që duhet të diskutohet në Kuvend, por që kjo duhet të zgjidhet nga Mustafa e Veseli në bashkëpunim me shefat e grupeve parlamentare”, ka thënë Hamiti.

Hamiti po ashtu ka kundërshtuar që Kuvendi të shkojë në pauzë për 10 minuta pasi në sall po marrin pjesë vetëm 49 deputetë.

Temat
LajmeVend

Të afërta