Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Azem Sylën

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për ish deputetin e Kuvendit të Kosovës, Azem Syla.

Syla është arrestuar para pak minutash nga autoritetet e EULEX-it, raporton Insajderi.

Prokuroria e ka arsyetuar kërkesën me peshën e veprës së kryer nga ish-deputeti I PDK-së dhe me ndikimin qe ka ai.

Syla dyshohet për krim të organizuar, shpëlarje parash e vepra tjera të rënda. Dyshohet se ka drejtuar një grup të madh kriminal.

Temat
LajmeVend

Të afërta