Prokuroria sot do të jap fjalën përfundimtare në gjykimin e Enver Sekiraçës, raporton Koha Ditore.
Sekiraça ngarkohet me akuzat për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza, për haraç të vënë ish së dashurës së tij, Adelina Ismaili, dhe për dhunim seksual të një vajze në Komunën e Ferizajt.
Vepra këto që pretendohet se i ka kryer më 2003, 2004, dhe 2007.
I pranishëm në fjalën përfundimtare të prokurorisë është edhe Shefqet Riza, babai i Triumf Rizës. Ai është ftuar nga gjykata për ta përcjellë këtë seancë.