Prishtina vallëzon

Sheshi i Prishtinës “Zahir Pajaziti” sot do jetë më i gjallë. Balet, valle popullore, vallëzime latine, modern, hip hop, zumba do jenë stilet që do të vallëzohet midis sheshi.

Kjo do mundësohet nga Evolution Dance e cila shënon sot Ditën Botërore të Vallëzimit me një program kulturor me moton “Prishtina Vallëzon”.

Aktivitetet do fillojnë prej orës 17:45, ku Evolution Dance ka menduar edhe për një punëtori me qytetarët të cilët do kalojnë në atë kohë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Këta të fundit pos që do përfshihen në punëtorinë e Evolution Dance, do kenë mundësi të shohin edhe koreografi të vallëzimit dhe animacione vallëzimi.

Për nder të kësaj dite, në shumë vende të botës bëhen organizime të ndryshme nga shkollat e vallëzimit, profesionistë dhe amatorë, individ dhe grupe të ndryshme të artit të vallëzimit.

29 prilli – Dita Botërore e Vallëzimit është e shpallur dhe promovuar nga CID që nga viti 1982.

Temat
LajmeVend

Të afërta