Pique: Barcelona pa La Ligë, sezon i dështuar

Gerard Pique ka pranuar se sezoni i Barcelonës do të jetë dështim nëse ata e humbin titullin në La Ligë.

Pique e ka parë skuadrën e tij duke e humbur epërsinë e madhe në krye të La Ligës pas disfatës 2:1 në “El Clasico” nga Real Madrid në fillim të prillit.

Kjo ishte e para prej tri humbjeve të njëpasnjëshme në La Ligë që i ka mundësuar Atletico Madridit të barazojë me pikë Barcelonën, kurse Real Madrid ka një më pak. Barcelona po ashtu u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Atletico Madrid. Pique ka thënë se skuadra duhet të vazhdojë rrugëtimin drejt triumfit në La Ligë.

“Ne ende kemi La Ligën dhe Copa del Rey, dy gara shumë të rëndësishme dhe duhet t’i fitojmë”, deklaroi ai për “Mundo Deportivo”.

“Prej kur jam në klub, nëse nuk e fitoni ligën, është një dështim”, theksoi Pique. “Na presin edhe tri ndeshje në ligë dhe ne varemi nga vetvetja, por mund ta humbim ligën nëse nuk i fitojmë këto ndeshje. Ne në këtë klub duhet të garojmë për tituj të rëndësishëm dhe liga është e tillë”, përfundoi ai.

Temat
Sport

Të afërta