Përfundon sezoni për Robbenin

Arjen Robben ka përfunduar sezonin para kohe.

Bayern Munich ka mbetur pa njërin prej lojtarëve kryesor, pasi Arjen Robben është lënduar sërish.

Sport 1 shkruan se, Robben ka pësuar një lëndim muskulor dhe do t’i duhet të paktën tre muaj për t’u shëruar plotësisht, çka do të thotë se ky sezon ka përfunduar për të.

Robben ka pasur probleme gjatë tërë këtij edicioni dhe nuk ka luajtur në tetë ndeshjet e fundit.

Temat
BotëSport

Të afërta