MKRS hap konkursin për çmimin e kinematografisë “Bekim Fehmiu”

Për çmimet që i ndanë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në fushën e Kinematografisë, ftohen të interesuarit që të propozojnë kandidatët për Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore, “Bekim Fehmiu”, dhe Çmimin vjetor për kinematografi që u jepet krijuesve të dalluar, të cilët me krijimtarinë e tyre kanë lënë gjurmë të thella në fushën e kësaj lëmie, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, shkruan KultPlus.

“Ky Çmim ndahet për personalitete të shquara në fushën e kinematografisë, për suksesin e arritur gjatë karrierës, risitë dhe kontributin e veçantë në avancimin e kësaj fushe.
Propozuesit mund të bëjnë vetën nga një nominim për vepër jetësore “Bekim Fehmiu””, thuhet në këtë njoftim ku më pas është shpjeguar në detaje edhe për çmimin vjetor të kinematografisë: Producenti më i mirë; Regjisori më i mirë; Skenaristi më i mirë; Aktori-aktorja më e mirë; Drejtori i fotografisë më i mirë; Kompozitori më i mirë; Montazheri më i mirë; Skenografi më i mirë; Kostumografi më i mirë dhe Animatori më i mirë.

Konkurrimi për çmimet për Kinematografi, mund të bëhet përmes nominimit nga: Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës; Qendra Kinematografike e Kosovës; Fakultetet e Arteve të Universiteteve Publike dhe Private të Republikës së Kosovës; Produksionet Filmike të regjistruara në Kosovë; Shoqatat e filmit të regjistruara në Kosovë.
Propozimi që bëhet nga institucionet e lartpërmendura duhet të përmbajnë: Arsyetimin me shkrim, CV-in e të nominuarit dhe materialet tjera përcjellëse audiovizuele për të nominuarin. Ai duhet të firmoset nga titullari i institucionit/asociacionit që ka të drejtën e propozimit. Propozimi me shkrim duhet të dërgohet deri më 6 Maj 2016, në Arkivin e MKRS-së, për Departamentin e Kulturës, në Zyrën nr. 022 (Adresa: MKRS, 10.000 Prishtinë, Rruga “Nëna Terezë” nr. 44). Vlerësimin për ndarjen e çmimeve e bën juria profesionale e përbërë nga 5 anëtarë.

Temat
Art

Të afërta

  • Bujarija dhe Refugjatët: Kosovarët në Mërgim

    Bujaria dhe Refugjatët: Kosovarët në Ekzil (Brill, Maj 2018) është një vepër historie që studion kontekstet politike dhe sociale që refugjatët Kosovarë i ndeshën kur lëshuan atdheun e tyre...
  • Ilir Shaqiri promovon librin “Adem Jashari”

    Shumë këngë ia kushtoi Adem Jasharit. E për komandantin legjendar, Ilir Shaqiri shkroi edhe libër. Të hënën në akademinë letrare të organizuar nga lidhja e shkrimtarëve ky promovoi poemën...
  • Vdes këngëtari Nijazi Bytyqi

    Muzikës shqiptare iu largua nga kjo botë një këngëtar i njohur. Bëhet fjalë për këngëtarin Nijazi Bytyqi, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, shkruan lajmi. Bytyqi ishte...
  • Shuhet aktori i njohur shqiptar!

    Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj. Vitet e fundit ai ka jetuar në Itali....