Maqedonia e pesta me më pak borxhe në Evropë

Me një borxh prej 36,8 përqind Maqedonia është e pesta me më pak borxhe në Evropë. Në tre muajt e parë të vitit 2016 borxhi i Maqedonisë është zvogëluar nga 38% në 36% ndërsa borxhi publik ka pasur rrënie nga 46,5% në 45%, thuhet në raportimin e Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë që e transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë më shumë se Maqedonia borxhe kanë Danimarka, Suedia, Finlanda, Gjermania, Austria, Franca dhe Britania e Madhe.

Nga Ministria e Financave të Republikës së Maqedonisë thonë se zv.ministri Kire Naumov gënjen dhe manipulon./Telegrafi/

Temat
Rajon

Të afërta