Galdini-Zaev: Shqiptarët ta shpallin nongrata Gruevskin

Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini u prit ne Seline e LSDM ne Shkup, ne nje takim zyrtar nga Lideri i Opozites se Maqedonise Zoran Zaev. Takimi u zhvillua shume miqesor dhe i ngrohte. Zoran Zaev eshte bere tashme shume i famshem anekend botes per ate qe njihet nga te gjithe si Beteja e Bombave te Zaevit apo sic quhet ndryshe Afera e madhe e pergjimeve. Zoran Zaev eshte udheheqesi i LSDM dhe nderkohe udheheq Protestat popullore kunder rregjimit kleptokratik dhe autokratik qe ka ngritur ne kembe ne Maqedoni ish-Kryeministri dhe Lideri i VRMO – DPMNE Nikolla Gruevski.

Galdini dhe Zaev biseduan per nje bashkepunim mes tyre, dy Partive respektive LDE dhe LSDM, si edhe te dy Forumeve Rinore perkatese. U fol gjate edhe per krizen politike ne te cilen eshte ngerthyer Maqedonia.

Zaev u shpreh se : “Zgjedhjet e 5 qershorit jane te pamundura per tu zhvilluar sepse asgje nuk e garanton lirine, ndershmerine, barazine dhe drejtesine e tyre.”

Gjithashtu Zaev u shpreh tejet i interesuar per te rritur nivelin e bashkepenumit me faktorin politik shqiptar ne Maqedoni me se pari por edhe me Tiranen Politike e Zyrtare.

Kryetari i LDE Galdini tha se: “Maqedonia ka vetem nje rruge, nje zgjidhje, nje mundesi, pra te jete NATO. Asnje prapakthim nuk mund e nuk duhet te kete Maqedonia nga integrimi ne BE dhe ne NATO. Tirana politike dhe specifikisht LDE e mbeshtesin qartazi dhe forte anetaresimin e Maqedonise ne NATO. Sepse ne besojme se Maqedonia eshte NATO dhe asnje fuqi tjeter nuk ka vend aty. Por Maqedonise i duhet nje lidership i ri qe e kupton se Maqedonia nuk mund te ekzistoje si e tille pa garantuar barazi, liri dhe drejtesi per shqiptaret me garanci te qarta Kushtetuese, Ligjore dhe Institucionale. Shqiptaret jane faktori themelor qe e mban Maqedonine ne kembe dhe ne rrugetimin e saj drejt BE dhe NATO. Maqedonia mund te ekzistoje si e tille vetem nese te gjithe qytetaret e saj jane te barabarte dhe te barazvlefshem ne te drejta, liri e perfaqesim. Ka ardhur koha qe nje lidership i ri te vije ne Maqedoni, nje lidership qe e nxjerr Maqedonine nga epoka e Mitologjizmit dhe e fut ne kohen e re te Humanizmit. Nese Zaev e ben kete kalim historik, LDE do ta mbeshtese ate haptazi. Gjithesesi LDE eshte e kthjellet ne pozicionin e saj se koha e Gruevskit ka mare fund dhe se asnje parti politike shqiptare ne Maqedoni nuk duhet ta mbeshtese me marrezine e Gruevskit. Shqiptaret duhet ta shpallin nongrata Gruevskin.”

Temat
Rajon

Të afërta