Deputetët reagojnë për fyerjen që Eurovision i bëri Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me shqetësimin e deputetëve për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, por edhe për ndalimin e flamurit të Kosovës, krahas atij të ISIS-it, në garën më të madhe evropiane të muzikës, “Eurovision”, ku u tha se kjo është fyerje për qytetarët e vendit tonë.

Deputetja Alma Lama reagoi lidhur me ndalimin e flamurit të Kosovës, krahas atij të ISIS-it, në garën më të madhe evropiane të muzikës, “Eurovizion”, duke i bërë thirrje Kuvendit që të reagojë për këtë shkelje.

Ndryshe, ndalimi i flamurit është bërë me dije në një rregullore të këtij manifestimi të organizuar nga Unioni i Transmetuesve Evropianë (EBU).

Derisa ka bërë me dije se cilët flamuj do të lejohen që të valëviten në publikun e sallës në Stokholm të Suedisë, ku sivjet do të mbahet festivali, rregullorja ka shkruar se brenda do të lejohen flamujt e 42 shteteve pjesëmarrëse dhe flamujt e vende të tjera që janë anëtarë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Po ashtu, derisa ka renditur flamujt, në mesin e të cilëve i pari është ai i Kosovës, rregullorja thotë se: “Këta flamuj janë specifikisht të ndaluar për t’u shfaqur në publik”.
467

Temat
LajmeVend

Të afërta