Çfarë domethënie kanë shenjat S, A dhe B në vezë

Me siguri keni vërejtur që në ambalazhin e kartonit të vezëve shkruajnë shenjat S, A dhe B – ja çfarë do të thonë këto.

Me siguri keni vërejtur që në ambalazhin e kartonit të vezëve shkruajnë shenjat S, A dhe B – ja çfarë do të thonë këto.

E dimë që ato shenja paraqesin klasin, mirëpo cili dhe çfarë klasi?

Klasi S do të thotë që vezët peshojnë më pak se 70 deri në 65 gramë, klasi A më pak prej 65 deri në 60 gramë, ndërkaq B-ja shënon vezët e kategorisë prej 60 deri në 55 gramë.

Kur blini vezë, kushtoni kujdes këtyre shenjave, por edhe formës dhe ngjyrës së lëvozhgës, sepse edhe këto mund të tregojnë cilësinë e vezëve.

Forma patjetër duhet të jetë normale, lëvozhga e padëmtuar, e pastër dhe e larë.

Egg_colours

Forma ideale e vezëve të gjithëve na është e njohur, ndërkaq vezët me anomali – të cilat janë me “gunga”, apo me ndonjë defekt tjetër shpesh tregojnë në ndonjë sëmundje dhe duhet studiuar.

Ngjyra e lëvozhgës ekskluzivisht varet nga faktori gjenetik. Në disa shtete evropiane, madje edhe tek ne, është i përhapur mendimi që vezët të cilat kanë lëvozhgën ngjyrë të gështenjtë janë të cilësisë më të mirë sesa ato të bardhat, andaj në trend është prodhimi i vezëve me lëvozhgë ngjyrë të gështenjtë.

Në disa shtete evropiane (p.sh. në Spanjë) dhe në SHBA vezët me lëvozhgë të bardhë janë më të përhapura në treg.

Për t’u dalë në ndihmë kërkesave të konsumatorëve për vezë me lëvozhgë ngjyrë të gështenjtë, kultivuesit e pulave vojëse kanë bërë përpjekje të krijojnë “brown” hibrid në bazë të racës “Rhode Island”, e cila bartë të njëjtin numër vezësh si edhe pula vojëse të frytshme “të bardha”. /Telegrafi/

Temat
Shëndet

Të afërta