Bastexhinjtë besojnë në gjasat e Shqipërisë për ta kaluar grupin, ndërsa ky është koeficienti për ta fituar Evropianin

Kombëtarja e Shqipërisë do të marrë pjesë në Kampionatin evropian ‘Francë 2016’, për herë të parë në histori të sajë.

Por kompanitë e basteve kanë dhënë edhe kuotat e tyre për një triumf të mundshëm të Shqipërisë në evropian, kalim të grupit, për t’i fituar tri pikët e para apo për një eliminim të menjëhershëm.

Fillojmë nga më e keqja për të kaluar deri tek më e bukura, ku edhe pse është vështirë të gjithë ëndërrojnë një Shqipëri kampione të Evropës.

Një eliminim i menjëhershëm i Shqipërisë nga grupi ka marrë një kuotë prej 1,35 euro.

Kalimin e grupit për Shqipërinë në raundin tjetër, kompanitë e basteve e kanë kuotuar me 2,90, ndërsa në rast se fiton ndeshjen e parë atëherë kuota e saj është katër.

Është një bast tjetër interesant, për golin më drithërues në ‘Euro 2016’, dhe për ta fituar këtë çmim Shqipëria atëherë kuota është 5,80.

Fitimi i mundshëm në kampionatin evropian është kuotuar me 501, dhe në rast se futni 100 euro në bast atëherë do t’i fitonit 5001 euro. /Telegrafi/

shqip

Temat
RajonSportVend

Të afërta