Azem Syla siguroi financimin fillestar për grupin nga Zvicra, atë e quanin “Dajë” dhe “Kryemadh” (Dokument)

Gjykata konstaton se ekziston dyshimi i bazuar se Azem Syla i ka kryer veprat për të cilat akuzohet, në veçanti që ai e ka organizuar, mbikëqyrur, drejtuar dhe menaxhuar krimin e organizuar së paku që nga viti 2006.

Kështu thuhet në lëndën penale kundër Azem Sylës dhe 50 personat tjerë të akuzuar për krim të organizuar, shpërlarje parash dhe ryshfet.

“Prokurori i paraqiti provat si deklaratat e dëshmitarëve dhe përgjimet e telekomunikimeve që lë të kuptohet se Azem Syla është dhe ka qenë kreu i këtij grupi të organizuar kriminal për shumë vite dhe se ai e ka siguruar financimin fillesat për grupin (nga Zvicra) dhe ka mbajtur rolin mbikëqyrës përgjatë tërë operacionit”, thuhet tutje në dosje, shkruan Indeksonline.

 Sipas raporteve të NjHKO-s, përshkruhen bisedat e disa anëtarëve të pretenduar se grupi me një person të cilit i referoheshin si “Daja”, i cili pretendohet të jetë i pandehuri Azem Syla.

“Sipas Zyrës së Prokurorisë, në një bisedë tjetër, ata i referohen të pandehurit Syla si “Kryemadhi””, citohet në lëndën penale.

Azem Syla i ka mohuar të gjitha këto akuza, derisa aktualisht për të po mbahet një seancë për caktimin e paraburgimit.

Prokuroria ka kërkuar 30 ditë si masë të nevojshme për të mos pasur ndikim në proces hetimor dhe në dëshmitarë.

auto_dajat1461941226

Temat
LajmeVend

Të afërta