Amerikani dënohet me 10 vjet punë të rëndë në Korenë Veriore

Koreja Veriore e ka dënuar me 10 vjet punë të rëndë një shtetas amerikan, i cili u shpall fajtor për spiunim. Kim Dong-chul, 62 vjeçar, i natyralizuar në amerikan, por i lindur në Korenë Jugore, ishte arrestuar tetorin e fundit.

Muajin e kaluar ai i kishte pranuar akuzat, derisa po fliste para gazetarëve në kryeqytetin e Koresë Veriore, duke thënë se ishte paguar nga zyrtarët e agjencisë së zbulimit nga Koreja Jugore.

SHBA-ja edhe më herët e ka akuzuar Korenë Veriore se po i përdor qytetarët amerikanë në lojën e saj diplomatike, mirëpo këto akuza mohohen gjithmonë nga shteti i izoluar.

Temat
Botë

Të afërta