Aktorja e “Fast & Furious” në versionin e modeles (Foto)

Jordana Brewster është aktore dhe modele braziliane e lindur në Panama, e cila e ka filluar karrierën në vitin 1995. Asokohe 36-vjeçarja u paraqit në telenovelën “All My Children”.

Popullaritetin e madh e arriti në vitin 2001 me rolin e saj në hit filmin amerikan “The Fast and the Furious”, ku luajti rolin e Mia Torettos, ndërsa rolin e përsëriti edhe në vazhdimet Fast & Furious, Fast Five, Fast & Furious 6 dhe Furious 7.

Ajo është e martuar me producentin Andrew Form, i cili qëndron prapa filmave, si “Teenage Mutant Ninja Turtles”, “The Purge” e “The Texas Chainsaw Massacre”.

Njëherësh falë trupit të saj, Jordana është rregullisht pjesë e ballinave të revistave me nam, si Maxim. Njëherësh, krahas të gjitha angazhimeve profesionale, ajo është nënë e një djali.








Temat
Showbiz

Të afërta