AAK fton qytetarët e Suharekës në protestën e 14 majit

Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, mbështetur nga Nisma për Kosovën kanë qëndruar të premten në Suharekë, prej nga kanë kërkuar nga qytetarët e këtij qyteti t’i bashkohen protestës së 14 majit.

“14 Maji, që është dita e protestave të radhës që janë thirrur nga AAK e janë mbështetur nga Nisma, është një ditë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës. Kundërshtimi qytetar do të jetë i fuqishëm, sepse kështu nuk durohet ma!”, u tha në këtë tubim.

Temat
LajmeVend

Të afërta