“72 deputetë u nënshkruan për mëditje, në sallë vetëm 54”

Pjesa e dytë e seancës së Kuvendit është ndërprerë sot për mungesë të kuorumit. Kreu i këtij institucioni Kadri Veseli pati kritika të ashpra ndaj deputetëve të cilët nënshkruhen për mëditje dhe nuk qëndrojnë në sallë për zhvillimin e punimeve plenare.

Veseli tha se sot janë regjistruar 72 nënshkrime të deputetëve për mëditje, ndërsa në sallë numri i deputetëve sot ishte jo më shumë se 54 ose 55. Ai u bëri thirrje atyre për më shumë kujdes, sepse, siç tha ai, ata janë të zgjedhurit e popullit.

“Dëshiroj ta evidentoj një fakt, janë 72 nënshkrime të cilat janë ardhur për mëditje. 72 deputet kanë ardhur për mëditje, por për përgjegjësinë për deputet asnjëherë sot në këtë sallë mbi 54. Ta keni parasysh, populli na ka zgjedhur… “, tha Veseli.

Temat
LajmeVend

Të afërta