Veseli përshëndet opozitën, “nuk keni nevojë për gaz lotsjellës”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në mungesë të kuorumit u detyra që për dhjetë minuta të shtyjë fillimin e seancës.

Veseli ka thënë se në sallë janë vetëm 52 deputetë, gjë që pamundëson mbajtjen e seancës.

Megjithatë, ai kërkoi 10 minuta pauzë, për të vazhduar pastaj me seancën në rast se numri i deputeteve pas pauzës do të jetë më i madh.

“I përshëndesim opozitën me 52 deputetë, nuk kanë pas nevojë të hedhin gaz lotsjellës me 52 vet”, tha ai. /Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta