Tërmet tek stafi i portalit INSAJDERI-t

Një ish gazetare ka postuar foto nga bisedat private të shefave të saj

Studentja Egnesa Vitia, njëherit edhe ish-punonjëse e gazetës online ‘’Insajderi’’, ka thënë se është mashtruar nga stafi i këtij mediumi, gjatë kohës sa ka punuar aty.

Vitia përmes një postimi në facebook, në një shkrim të gjatë ka treguar për rrethanat të cilat i ka kaluar gjatë kohës sa ka punuar në këtë gazetë online.

Ajo ka shkruar se përveç që është paguar me një pagë minimale prej 100 eurosh, është gënjyer me faktin se do të ketë kontratë të punës, duke shtuar se edhe të hollat i kishte marrë kesh, e jo përmes llogarisë bankare.

Egnesa Vitia ka publikuar edhe disa fotografi, që sipas saj janë të bisedave ndërmjet kryeredaktorit të gazetës online ‘’Insajder’’, Vehbi Kajtazit dhe redaktorit Vullnet Krasniqi, të shkëmbyera në rrjetin social facebook.

Këtë bisedë, Egnesa e ka konsideruar si ngacmim seksual, por siç e ka quajtur ajo ‘’ në rrethana tjera’’.

Vitia u ka bërë thirrje gazetarëve dhe organizatave qeveritare dhe jo qeveritare që mbrojnë të drejtën e punëtorit dhe ta përkrahin që këtë çështje ta ngreh në nivel qendror.

Ky është postimi i plotë i saj në facebook:

‘’Njoftim

Unë, Egnesa Vitia – studente e vitit të tretë në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i juridikut, njëherësh gazetare e re në fushën mediatike, tashmë, ish-punonjëse e gazetës online Insjaderi, shpreh shqetësimin tim sa i përket anës sime profesionale për këto arsye:

Ish-stafi im i dikurshëm i këtij mediumi ka cenuar të drejtën time prej punonjëse:

Jam mashtruar nga stafi, fillimisht për kontratën e punës (mungesa e kontratës) me një pagesë ndër minimale, nga e cila sipas tyre duhet zbritur në funksion të trustit pensional , mirëpo pas kontrollit në këtë institucion emri im nuk ka figuruar në listat e tyre. Ndër të tjera, rrogën e parë në këtë medium e kam marr dorë më dorë (kesh) dhe jo në xhirollogarinë bankare, ashtu siq parashihet me ligj, madje këtë rrogë e kam marr të përgjysmuar (100 euro) me justifikim se nga muaji prill do të paguhem si punëtore e rregulltë.

Duke qenë në dijeni për ligjin, mashtrim në mirëbesim, unë kam guxuar ta pranoj punën në këto kushte pasi fuqishëm besoj në drejtësi dhe funksionimin e ligjit.

Por, këtu nuk mbaron…

Përveç punës si gazetare, unë i kam ndihmuar stafit edhe në menaxhmentin e marketingut pa ndonjë këmbim financiar. Kam punuar jashtë orarit të punës dhe rrallë herë e kam shfrytëzuar pushimin e pauzës.

Të tjera:

Kryeredaktori i këtij mediumi, Vehbi Kajtazi së bashku me redaktorin Vullnet Krasniqi kanë përgojuar punën time me dyshime se s’jam e aftë për punë dhe midis të tjerash kanë cenuar integritetin tim personal.

Pa dashur ta përmendi që më kanë fyer moralisht në bisedat e tyre private në rrjetin social Facebook, të cilat jo rastësisht më janë hasur në duar.

Në bisedat e tyre private kam rezultuar të jem për ta jo më shumë se objekt seksi, madje kanë banalizuar emrin tim se “ do ta përpunojmë me ja dhanë mundësin edhe pak” që do të thotë në aspektin përfitues. Me një fjalë e konsideroj si ngacmim seksual, por në rrethana tjera.

Me përplasjen e realitetit para stafit dhe largimin tim nga puna, këta punonjës kanë insistuar që unë t’i rikthehem punës. Më kanë kërkuar falje, më kanë premtuar pagë më të lartë dhe si “bonus” ma kanë dhënë vikendin gjithmonë të lirë nga puna. Ndërsa, një gjest të tillë e quaj korrupsion dhe manipulim të hapur.

Duke u ndjerë të kërcënuar për reputacionin e tyre, ky staf mundohet të bjerë në kontakt me mua, përmes telefonatave dhe organizojnë takime private duke u munduar të më bindin të ndryshojë mendje.

Jam revoltuar dhe nuk u kam frikën, por megjithatë ndjehem e kërcënuar nga veprimet e tyre. Këta të fundit po mundohen ta njollosin emrin tim si gazetare e pavarur duke më akuzuar se mund të jem bashkëpunëtore e ndonjë grupi kriminal që ka për qëllim shkatërrimin e reputacionit të këtij biznesi.

Ftoj të gjithë gazetarët dhe organizatat qeveritare dhe jo qeveritare që mbrojnë të drejtën e punëtorit të më përkrahin dhe të më ndihmojnë që këtë çështje ta ngrijë në nivel qendror, pasi që mendoj se dikush duhet të merr masa.

Kur gazetarët e deri djeshëm bëhen “shefa” janë më të pa drejtë se ish shefët e tyre për të cilët jo rastësisht i kanë përgojuar para stafit të punonjësve.

Faleminderit!

P.s. Me respekt të veçantë për drejtorin e këtij mediumi Parim Ollurin, i cili nuk është i përfshirë në këtë mesele, besoj që ky i fundit do të marrë masa.’’

Foto nga biseda të postuara në murin e saj:

image image image image image image

 

Temat
LajmeOpinionePërgjithshmeVend

Të afërta