Policia arreston shkelësin e ligjit, që ka ‘500 mijë fansa’ (Video)

Në Shangai të Kinës, është ndaluar një shofer i cili kishte parkuar në vend të palejuar.

Në momentin kur polici po ia shkruante dënimin, djaloshi e ka nxjerrë telefonin dhe ka filluar të xhiroj, ndërsa ka thënë, “Unë jam i famshëm, i kam mbi 500 mijë fansa”, transmeton Telegrafi.

Meqenëse i ‘famshmi’ ka përdorur fjalë të ndyta në drejtim të policëve, ata e kanë arrestuar dhe e kanë dërguar në mbajtje.

Vozitësi i Porsche-së së shtrenjtë i njohur vetëm me mbiemrin Xue, është i biri i një pasaniku në vend, që ka shumë ndjekës në rrjete sociale shkaku i veturave luksoze dhe pushimeve në vende të mahnitshme.

Mbi të rëndon dënimi për parkim pa leje, ofendim dhe regjistrim pa autorizim të personit zyrtar. /Telegrafi/

Temat
Botë

Të afërta