Mustafi në radarin e Liverpool

Shkodran Mustafi pritet ta vesh fanellën e Liverpoolit në sezonin e ardhshëm

Drejtuesit e Liverpoolit e kanë marrë seriozisht transferimin e Shkodran Mustafit nga Valencia gjatë kësaj vere.

Sipas tabloidit britanik, Express, Liverpool do të dërgoj disa zyrtarë në Spanjës për të përfunduar marrëveshjen me Valencinë për mbrojtësin shqiptar.

Mediat britaneze shkruajnë  se Jurgen Klopp e ka identifikuar Mustafin si përforcimin kryesor të verës.

Mustafi ka shkëlqyer këtë sezon me Valencinë në La Liga, derisa ka zgjuar edhe interesimin e klubeve të mëdha si: Barcelona, Atletico Madrdi, Bayern Munich, Juvenuts, Inter e të tjera.

Temat
BotëSport

Të afërta