Krimi të luftohet në mënyrë sistematike, joselektive dhe të vazhdueshme

Lëvizja për Bashkim

Dje ndodhi një aksion i madh dhe i koordinuar midis EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, për arrestimin e shumë të dyshuarve për krim të organizuar, marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Lëvizja për Bashkim, pa rënë ndesh me parimin e drejtësisë mbi prezumimin e pafajësisë, konsideron se ndërmarrja e masave për luftimin e krimit e korrupsionit në Kosovë është e domosdoshme dhe shumë e vonuar. Dëmet që i janë bërë vendit nga kriminelë të ndryshëm që nga paslufta, pa dallim etnie e partie, janë jashtëzakonisht të mëdha dhe me efekte jo vetëm për të kaluarën por edhe për të ardhmen e vendit.
Ne, duke qenë të matur në besimin se kjo luftë kundër krimit të organizuar përbën një qasje sistematike, joselektive dhe të vazhdueshme, kërkojmë nga institucionet e vendit që të kompletohet sa më parë infrastruktura ligjore e nevojshme për luftimin adekuat të krimit dhe të veprohet pa kompromis në këtë drejtim. Nuk mund të ketë drejtësi për të ndershmit përderisa nuk zbatohet drejtësia ndaj kriminelëve.

Prishtinë
28.4.2016
Lëvizja për Bashkim
Burimi: http://levizjaperbashkim.com/new/informacion.php?id=541

Temat
LajmeVend

Të afërta